Kush mund të udhëtoj në Greqi deri më datë 30 Qershor

Deri më datë 30 Qershor në Greqi mund të hyjnë pa problem këto persona

  • Të gjithë qytetarët shqiptar me leje qëndrimi në Greqi
  • Të gjithë qytetarët që kanë visë greke
  • Punëtorët Sezonal me leje të posaçme
  • Të gjithë qytetarët me nënshtetësi greke apo europiane (ose me pasaportë ose me karte identitetit)
  • Për qytetarët me vërtetim blu, përveç pasaportës dhe vërtetimit blu, duhen të jenë të pajisur me një vërtetim të vëndqëndrimit të tyre në Greqi, (kontrata e shtëpisë ose vërtetime E1) sepse është vënë re që policia greke i kërkon dhe në disa raste nuk ka lejuar të kalojnë qytetarë me vërtetim blu.
  • Për personat që ju ka skaduar pasaporta Shqiptare , mund të hyjnë në Shqipëri me pasaportën e vjetër dhe ta rinovojnë atë në Shqipëri. Në hyrjen në Greqi duhet të kenë me vete të dy pasaportat si të rejën ashtu dhe të vjetrën dhe tja u paraqesin autoriteteve kufitare.

Në Greqi nuk lejohen të kalojnë

  • Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë si turista  dhe janë të pajisur vetëm me pasaportë
  • Qytetarë shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Greqinë familjarët e tyrë dhe do përdorin të drejtën e qëndrimit të 90 ditëshit
  • Qytaterë Shqiptar që jetojnë në Greqi dhe kanë vërtetim të bardhë
  • Qytetarë që kanë pasaportë e cila nuk i përket asnjë shteti të zonës Shengen

Lexoni këtu se si kryhen udhëtimet deri më datë 30 Qershor https://www.top-lines.gr/sq/autobus-greqi-shqiperi-cdo-dite-ne-oren-8-00-si-do-udhetohet-kush-mund-te-udhetoj/

Nga ana tjetër në Shqipëri lejohen të kalojnë të gjithë personat pa përjashtim.

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest