Lajmërim Mbyllet Kufiri Greqi Shqipëri

Të nderuar udhëtarë të Top Lines
Qeveria Shqiptare duke filluar nga nesër 14/3 ora 10.00 vendosi të mbylli kufirin Greqi Shqipëri për linjat toksore me autobus dhe linjat ajrore.

Sipas njoftimit të bërë vetë nga Kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e të premtes, duke nisur nga ora 10:00 e ditës së nesërme, mbyllen hyrjet e daljet me Greqinë.

“Duke nisur nga dita e nesërme në orën 10.00 mbyllen hyrje – daljet me Greqinë përmes linjave të transportit ajror dhe tokësor me autobus! Frikë aspak, kujdes po!”,- theksoi Rama.

Gjthashtu sipas të gjitha gjasave Tirana dhe Durrësi do vazhdojn dhe të Hënën 16/3 mbas orës 8.00 të jenë në izolim dhe mos të lejohet qarkullimi i mjeteve.
Si pasojë nuk do kryhet asnjë udhëtim deri në një urdhër të dytë.
Ju falenderojmë për mirkuptimin, dhe urojmë që kjo situatë të kaloj sa më shpejt.
Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe të afërme tuaj. 🙏

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest