Masat e marra nga Top Lines për mbrojtjen e pasagjerëve nga koronavirusi COVID-19

Të nderuar pasagjer. Top Lines, në kuandrin e marrjes së masava për mbrojtjen e pasagjerëve të saj nga koronavirusi COVID-19 ka marrë këto masa parandaluese.

1.Numri i pasagjerëve që lejohet të udhëtojnë në një autobus

Sipas vendimit të qeverisë Greke, (Αριθμ. Δ1α/ΓΠ.οικ. 36857 /14-6-2020 i publikuar në Fletoren zyrtare me 14-6-2020 Numri i publikimit 2277) kapaciteti i lejueshëm i pasagjerëve që lejohen të udhëtojnë në një autobus është 65% i numrit të vëndeve që disponon një autobus.  (35 pasagjer në autobus 50 vëndësh, 40 pasagjer në autobus 60 vëndësh etj) . Duke u bazuar në këtë vendim  dëshirojmë tju bëjmë të ditur se NË SEDILJE EKZISTON MUNDËSIA MOS TË JENI VETËM, POR ME PERSON TJETËR
Për këtë arsye

  • Personat që janë familjarë do ulen bashkë
  • Fëmijët me prindërit do ulen bashkë
  • Personat që udhëtojnë me miqt e tyre (shokë, kushurinj etj) do ulen bashkë

2. Çdo autobus është i pajisur me:

  • Poster me masat e higjenës personale që duhet të ndjek çdo pasagjer.
  • Disfektant higjenizues (antisiptiko)
  • Letra pastruese me përbërje alkoli
  • Qese për menxhimin e ndojtjeve biologjike
  • Dozera dhe maska

3. Masat e pastrimit të autobusave. Çdo autobus si dhe çdo sipërfaqe e tij, pastrohet dhe disifektohet mbas çdo udhëtimi.

4. Shoferët. Vëndet e shoferëve janë të ndarë me xham nga sediljet e tjera. Çdo shofer është i pajisur me maskë. Shoferët kanë kaluar trajnim për sa i përket përballimit njohjes së simptomave si dhe protokollin që duhet të ndjekin në sast se konstaktohet rast i dyshuar në autobus.

5. Ambjentet e zyrave tona. Në ambjentet e zyrave, respepsion etj, mbahen distanca përmes pasagjerëve, si dhe nuk lejohen të hyjnë në zyrë më shumë persona se sa parashikohen në rregullore. Zyrat janë të pajisura me flexiglas për mbrojtjen e punonjësve si dhe pasagjerëve. Të gjithë punonjësit mbajnë maskë. Në çdo ambjent do mund të gjeni disfektant higjenizues (antisiptiko)

6. Pasagjerët. Pasagjerët do duhen të respektojnë disa nga këshillat e higjenës publike siç rekomandohen nga Organizata Botërore e Shëndëtësisë. Këto regulla  janë

  • Të jenë të pajisur me maskë gjatë gjithë udhëtimit
  • Të mbajnë distancë në stacion mes njëri tjetrit
  • Të shmangin udhëtimet nëse nuk ndjehen mirë

Organizata Botërore e Shëndëtësisë Këshillon  pasagjerët që të ndjekin këto rregulla 

  • Lani shpesh duart me ujë dhe sapun ose pastrojini ato duke i fërkuar me pastrues me bazë alkooli
  • Kur kolliteni apo teshtini, mbuloni gojën dhe hundën me gropëzën e bërrylit ose shami letre. Hidheni menjëherë shaminë e letrës në koshin e plehrave dhe pastaj lani duart
  • Mos prekti ose fërkoni sytë, gojën, hundën pa patur larë ose pastruar mirë duart
  • Mënjanoni kontaktet e ngushta me këdo që ka temperaturë dhe kollë
  • Paraqituni tek mjeku nëse keni kollë, temperaturë apo vështirësi në frymëmarrje dhe raportoni historinë e udhëtimeve nëse keni udhëtuar kohët e fundit
  • Udhëtarët që kanë patur kontakte me raste të konfirmuara apo ekspozim direkt ndaj një burimi të mundshëm të infeksionit duhet të vendosen në observim mjekësor. Kontaktet me rrezik të lartë duhet të mënjanojnë udhëtimet për periudhën e inkubacionit deri në 14 ditë

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest