Masat e reja Nuk lejohet deri më 31 Gusht hyrja në Greqi e turistëve dhe vizitorëve Shqiptar (90 Ditorët) 

Shërbimi i Avjacionit Civil grek shpalli lajmërimin ajror (Notice to Airmen NOTAM) mbi masat  dhe kufizimet e reja për hyrjen e qytetarëve të huaj  në Greqi ku ndër të tjerat përfshihet dhe Shqipëria. Më konkretisht në kuadërin e masave parandaluese për përhapjen e pandemisë Covid-19  nga data 16 Gusht deri më 31 Gusht për sa i përket Shqipërisë janë marrë këto masa

  1. Lidhja ajrore mes Shqipërisë dhe Greqisë bëhet vetëm nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar të Athinës (Eleftherios Venizelos)

2. Ndalohet hyrja e qytetarëve jo Europian (Non EU Citizens) që nuk përfshihen në listën e Bashkimit Europian si vënde të sigurta.  Fatkeqësisht Shqipëria në këtë listë nuk përfshihet. Kështu që në Greqi sipas praktikës të deri tanishme lejohen të kalojnë qytetarët Grek, qytetarët shqiptar me leje qëndrimi, minoritarët. Nuk lejohen turistët shqiptar apo personat që vizitojnë Greqinë me 90 ditorëshin.

3. Çdo udhëtar që hyn në Greqi nga Shqipëria duhet të kenë me vete test negativ me metodën PCR  Testi duhet të jetë bërë 72 orë përpara hyrjes në Greqi, dhe të jetë nga qëndra shëndetësore të çertifikuara. Përgjigja duhet të jetë në anglisht dhe në përgjigje të përfshihet të dhënat e pasaportës apo të kartës të identitetit (nëse është qytetar grek)

4. Çdo udhëtar që hyn në Greqi nga Shqipëria duhet të ketë plotësuar PLF (Formularin e hyrjes në Greqi) të paktën 48 orë përpara udhëtimit. Këtë formular duhet ta paraqesë bashkë me pasaportën në pikat e hyrjes.

Gjithashtu kush person hyn në Greqi nga Shqipëria mbas datës 16 Gusht ora 00,01 do kaloj vetizolim (karantinë) 7 ditore në shtëpinë e tij.

Firmat ajrore janë të autorizuara mos të lejojnë të udhëtojnë dhe mos të hipin në avjon pasagjerët që nuk kanë dokumentat e pikës 3 dhe 4.

Masat e lartpërmendura janë të vlefshme për të gjithë udhëtarët që udhëtojnë nga Shqipëria në Greqi pavarsisht nga nënshtetësia. (Pra përfshihen dhe qytetarët grek)

Këto masa kanë të bëjnë me lidhjen ajrore mes Shqipërisë dhe Greqisë. Zakonisht masat që merren për lidhjen ajrore janë të vlefshme dhe për lidhjen tokësore mes dy vëndeve. Vendimet qeveritare për lidhjen tokësore priten të shpallen brenda ditës.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të  lexojnë lajmërimin zyrtar në greqisht mund ta gjejnë këtu

 

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest

Recent Post