Të nderuar pasagjer. Dëshirojmë tju informojmë se nga data 18 Maj, Top Lines ka arritur të bëj të mundur fillimin e udhëtimeve me autobus nga Greqia në Shqipëri dhe Shqipëri Greqi. Autobusat do nisen çdo ditë në mëngjes. Mësoni këtu kush mund të udhëtoj, cila është mënyra për të udhëtuar, çdo bëhet me gjobën për personat që kanë bërë shkelje si dhe me vetizolimin e pasagjerëve, ku dhe si do bëhet.
Cilët pasagjer lejohen të kalojnë në Shqipëri
- Nga Greqia në Shqipëri lejohen të kalojnë të gjithë personat që kanë hyrë me pasaportë (90ditëshin)
- Për personat që janë me leje qëndrimi në Greqi dhe dëshirojnë të shkojnë në Shqipëri të kominukojnë me zyrën tonë për hodhësira.
Cilët pasagjer lejohen të kalojnë në Greqi
Nga Shqipëria në Greqi lehojen të hyjnë
- Qytetarët që janë të pajisur me pasaportë ose kartë identiteti greke si dhe bashkëshortët e tyre si dhe fëmijët nën 18 vjeç.
- Qytetarët që janë të pajisur me pasaportë ose kartë identiteti të shteti të Bashkimit Europian si dhe bashkëshortët e tyre si dhe fëmijët nën 18 vjeç.
- Qytetarë që jetojnë në Greqi dhe kanë në dispozicion leje qëndrimi në Greqi
- Qytetarë shqiptarë që kanë marrë leje të posaçme nga shteti grek për punë sezonale
Mënyra e udhëtimit
Për shkak të disa problemeve dhe pengesave që po shfaqin pikat kufitare, jemi të detyruar të ndërrojmë mënyrën e udhëtimit. Nga këtej e tutje, dhe deri në hapjen e plotë të kufijve, udhëtimi deri në pikën kufitare të Kakavisë do bëhet me autobus të tjetër, dhe në Kakavi do ju presin autobusa te tjera, të cilat do ju çojnë në destinacionet tuaja në Shqipëri. Pra udhëtimi do behet me dy ndalesa njëra në Kakavi që ndërrohet autobusi. Në Kakavi do ju presi autobus tjeter. Për këtë arsye jeni të lutur të merrni vetëm një bagazh me vete (një valixhe)
Pasagjetërt gjatë gjithë udhëtimit janë të detyruar të kenë veshur maskë.
Personat që dëshirojnë të udhëtojnë duhet patjetër të paraqiten nëpër agjensi një ditë përpara për të siguruar biletat.
Oraret e autobusëve.
Çdo ditë do bëjmë të mundur të nisen autobusë nga Athina, Pireu, Korinthi për në Shipëri të cilët do nisen në orën 8.00 Duhet të paraqiteni 30 minuta përpara udhëtimit pranë agjensisë .
Nga Shqipëria do nisen çdo ditë në orën 4.00 të mëngjesit nga Tirana , Berati, Fieri Lushnja etj Komunikoni me agjensitë në Shqipëri për oraret (Numrat e telefonit do i gjeni më poshtë)
Vet izolimi (karandine)
Personat që hyjnë në Greqi ose në Shqipëri sipas ligjit duhet të qëndrojnë në vetizolim (karandine) për 14 dit. Vet izolimi bëhet në VËNDBANESAT e tyre dhe JO nëpër hotele
Gjoba për shkelje të 90 ditëshit
Gjobat i vendos pika kufitare greke në Kakavi dhe është në varësi të policisë kufitare. Zyrtarisht policia ka të drejtë të vendosi gjoba, por praktikisht është në dorën e policit nëse do vendosi apo jo gjobë. Mundohuni të jeni i pajisur me vërtetim nga policia e cila thotë që perosni ishte i detyruar të qëndronte në Greqi për shkak të ndalesës të qarkullimit por dhe kjo nuk siguron 100% se nuk do vendoset gjobe. E theksojmë dhe një herë se Top Lines nuk mban asnjë përgjegjësi për çdo thoj penalizimi që do bëhet për shkak të tejkalimit të afatit e të qëndruarit në Greqi.
Ju falenderojmë për mirkuptimin, dhe shpresojmë që dy shtetet të bien sa më shpejt dakort dhe të nënshkrujanë një marrveshje që do lejoj hapjen e kufinjve dhe do kthehemi në normalitetin e mëparshëm.
Edhe pse proçedura e lartpëmendur, si proçedurë është e ndërlikuar, këtë moment është e vetmja mënyrë që mund të udhëtojnë nga Greqia drejt Shqipërisë.
Gjithahtu zyra jonë në Athinë do jetë e hapur çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 20.00. Zyra në Pire do jetë e hapur nga ora 6.00 deri në orën 20.00
Zyra Athinë 2105203350-2105203351
Zyra Pire 2104636742
Zyra Korinth 2741021023
Numrat e Telefonit të agjensive në Shqipëri mund ti gjeni këtu https://www.top-lines.gr/sq/agjensite-tona-top-lines/