Pse është e rëndësishme të rezervoni vënd dhe konvertoni biletën vajtje ardhje

Shumë pasagjer nga momenti që kanë biletë vajtje ardhje mendojnë se kanë siguruar vëndin e tyre por kjo nuk ndodh, dhe biles kanë të njejtin numër sediljeje me sediljen që kishin gjatë ardhjes.

Fatkeqësisht kjo nuk ndodh për shumë arsye, dhe arsyeja më kryesore është se bileta vajtje ardhje e firmës tonë ka një kohëzgjatje 3 mujore. Pra çdo pasagjer që pret një biletë vajtje ardhje mund ta përdori brënda një afati kohor prej 3 mujash.

Duke qënë se bileta është e “hapur” 3 muaj, vëndi i kthimit lehet bosh. Kjo praktikë nuk është se ndiqet nga Top Lines, por nga të gjithë agjensitë e udhëtimit si ne Shqipëri ashtu dhe në botë.

Një pasagjer që ka biletë vajtje ardhje, duhet të bëj konvertimin e biletës. Duhet të bëj cheek in, siç është e njohur më shumë nga transporti ajror. Ashtu siç duhet të bëhet cheek in ne aeroport, ashtu duhet dhe kur udhëton me autobus, të konfirmosh datën e kthimit dhe të bëhet konvertimi i biletës.

Por si mund të sigurohet vend kthimi kur kam biletë vajtje ardhje?

Mënyra e parë dhe më e sigurtë është, që kur një pasagjer pret një biletë vajte ardhje, në momentin që zbret në destinacion ti drejtohet agjensisë përkatëse dhe të bëj në momentin e mbërritjes konvertimin e biletës. Kështu që do ketë dhe vënd në autobus dhe do jetë e nevojshme të paraqitet serisht në agjensi 30 minuta para udhëtimit.

Mënyra e dytë është kur mbërrin në destinacion, të telefonoj disa ditë më përpara agjensisë dhe të rezervoj vend.

Mënyra e tretë është ditën që pret biletën vajtje ardhje ne një agjensi, tju kërkoj punonjësve të resepsionit të komunikojnë me agjensinë nga ku do bëhet kthimi që ti mbajnë vend. Por përsëri personi edhe pse mund të ketë rezervuar vënd duhet të paraqitet para agjensisë për të bërë konvertimin.

Pavarsisht mënyrën që do zgjidhni, ajo që duhet të mbani mënd është se pavarsisht se keni biletë vajte ardhje, duhet me doemos të rezervoni vënd në kthim si dhe të bëni konvertimin e biletës.

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest