Rregullat e udhëtimit për të hyrë në Greqi

Duke filluar nga data 7 Shkurt, rregullat e reja në fuqi për hyrjen në Greqi janë:

  1. Të gjithë udhëtarët  pavarësisht pikës kufitare, apo nënshtetësisë duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger Locator Form). PLF plotësohet në adresën  https://travel.gov.gr, dhe duhet të paraqitet në pikat kufitare, ose e printuar, ose ne mënyrë elektronike.
  2. NUK ËSHTË E NEVOJSHME TË KENË TEST PCR, OSE RAPID TEST TË GJITHË UDHËTARËT TË CILËT:
  • Kanë Çertifikatën europiane dixhitale Covid-19 (European Union Digital Covid Certificate, EUDCC) ose,
  • Çertifikatë vaksinimi (Çertifikata hyn në fuqi 14 ditë pas vaksinimit të plotë dhe është e vlefshme jo më shumë se 9 muaj kurse për ata që kanë bërë dozën përforcuese nuk ka një afat kohor) ose,
  • Çertifikatë diagnoze pozitive (hyn në fuqi pas 14 ditësh dhe është e vlefshme per 180 ditë),

3. UDHËTARËT E PA VAKSINUAR, OSE QË NUK DISPONOJNË NJË NGA ÇERTIFIKATAT E LARTPËRMENDURA DO DUHET TË KENË:

  • Test negativ PCR , të kryer brenda (72) orëve të fundit para mbërritjes së tyre në Greqi , ose,
  • Test negativ të shpejtë (rapid test), të kryer brenda 24 orëve të fundit përpara mbërritjes së tyre në Greqi.

Testet duhet të jenë kryer nga laboratorë publik ose laboratorë privatë, që janë certifikuar nga Ministria e Shëndetësisë. Përgjigjja e testit duhet të jetë në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanisht ose rusisht dhe duhet të përfshijë emrin e personit, siç është në pasaportë.

Masat e lartpërmenduara janë të vlefshme për çdo udhëtarë nga mosha 5 vjeç e lartë

Në pikat kufitare qoftë tokësore, ajrore apo detare,  tek të gjithë udhëtarët pavarsisht nënshtetësisë , në bazë të algoritmit shëndetësor, do bëhet test i shpejtë (RAPID TEST) në mënyrë indikative (rastësore). Në rast se dikush rezulton pozitiv, atëherë personi është i detyruar të vetizolohet për një periudhë 5 ditore, në adresën që ka deklaruar në formularin PLF. Vetizolimi fillon nga data e nesërme e shpalljes pozitiv.

Të gjithë udhëtarët duhet të mbajnë maskë si gjatë qëndrimit në mjetet e transportit ashtu dhe në ambjentet e pikave kufitare.

Zbatimi i këtyre masave është i detyrueshëm dhe përgjegjësi e çdo pasagjeri. Ne rast mos zbatimin e këtyre rregullave, rrezikoni mos tju lejohet kalimi në pikat kufitare.  Kompania Top Lines, nuk mban asnjë përgjegjësi në rast se dikujt i refuzohet hyrja në  Greqi për shkak të mospërmbushjeve të kërkesave të udhëtimit.

UDHËTIMET

Kufiri mbetet i hapur për të gjithë shtetasit shqiptarë.

Udhëtimet vazhdojnë normalisht me autobus direkt pa ndërrim në Kakavi. Pikat kufitare të Kakavisë, funksionon gjatë 24 orëve.

Top Lines kryen çdo ditë 4 orare nga Greqia në Shqipëri , dhe 4 orare nga Shqipëria në Greqi.

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest