Të dashur bashkëatdhetarë, në kuadër të Samitit të Tretë të Diasporës Shqiptare, i cili do të zhvillohet në datat 22 dhe 23 nëntor, në Tiranë, ju informojmë se Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme së Republikës së Shqipërisë do të vendosë në dispozicion të bashkëatdhëtarëve të interesuar për të marrë pjesë në Samit, transport falas.
Transporti i pjesëmarrësve në Samit do të realizohet nga Agjencia e Udhëtimit ”Top Lines” .Udhëtimi për në Shqipëri do të bëhet më 21 nëntor 2023, ora 21:00 për në Tiranë dhe kthimi për në Greqi do të bëhet më 23 nëntor 2023, ora 21:00 nga Tirana.
Lutemi, të gjithë të interesuarit të plotësojnë paraprakisht formën e regjistrimit në Samitin e Tretë të Diasporës (klikoni më poshtë):
Regjistrohu në “Dita e Arbëreshëve” / “Samit”
dhe në vijim të kontaktojnë në numrat +30 210 687 6200 ose +30 210 5202551 çdo ditë nga ora 09:00 deri në orën 17:00.
Rregullat e shërbimit:
1) Të gjithë personat që do udhëtojnë me qëllim Samitin e Diasporës, për të përfituar udhëtimin falas, do duhet të jenë regjistruar tek linku i lartpërmendur. Persona të cilët nuk janë regjistruar nuk do kenë të drejtë udhëtimi.
2) Nisja do bëhet më 21 nëntor 2023, ora 21:00 në ambjentet e agjensisë Top Lines, në adresën «Dhilijani 21-23, Metaxourgio, Athinë» Kthimi do bëhet më 23 nëntor 2023, ora 21:00 nga Pallati i Kongreseve, adresa «Bulevardi Dëshmorët e Kombit»
3) Transporti falas ofrohet vetëm për datat dhe oraret e lartpërmenduara.
4) Çdo person që do udhëtojë është i detyruar të jetë i pajisur me të gjitha dokumentat e nevojitura për kalimin në kufi. (Pasaportë, leje qëndrimi, kartë identiteti greke etj)
5) Personat që do udhëtojnë do duhen të jenë prezentë në pikat e nisjes si në Athinë ashtu dhe në Tiranë 30 minuta para nisjes.
Grumbullimi i Pasagjerëve.
- Pasagjerët që do hipin në Athinë do mblidhen në Adresën Dhilijani 21-23, Metaxourgio, Athinë në orën 20.30
- Pasagjerët nga Ishujt që vijnë në Pire do mblidhen në orën 20:00 tek agjensia Top Lines Pire, Thesmoforiou 3 Pire.
- Pasagjerët nga Korinthi, Tripoli, Argos, Sparti, në orën 21.30 në agjensinë Alexandër Lines në Isthmo Korinthou
- Pasagjrët nga Patra dhe Zona Lindore e Peloponezit (Kallamatë, Pirgo) në orën 22:30 në RIO, tek porti (Tek kantina)
- Pasagjerët nga Janina në orën 02:30 në Lokalin Komvos, 8km Rrugës Nacionale Athinë Janinë