Shteti Shqiptar rimburson gjobat e vëna në kufi nga data 10 Mars – 1 Qershor 2020.

Drejtoria Tatimore Shqiptare njofton të gjithë individët e interesuar se është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura për shtetasit shqiptarë, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit jashtë Republikës së Shqipërisë, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020.

Lajmerimi si më poshtë

Njoftim për rimbursimin e gjobave të vendosura shtetasve shqiptarë, jashtë Republikës së Shqipërisë si pasojë e situatës së shkaktuar nga COVID-19

Informojmë publikun e gjerë dhe individët e interesuar, se është miratuar rimbursimi i gjobave të vendosura për shtetasit shqiptarë, të cilët për shkak të mbylljes së kufijve, si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, kanë tejkaluar afatin e qëndrimit jashtë Republikës së Shqipërisë, gjatë periudhës 10 Mars – 1 Qershor 2020.

Çdo individ, shtetas shqiptar, që është gjobitur nga autoritet ndërkombëtare, për arsyen e mësipërme, duhet të disponojë:

  • dokumentin që vërteton marrjen e gjobës,
  • çdo dokument që vërteton kryerjen e pagesës së saj, si edhe
  • të dhënat individuale të llogarisë bankare (të tilla si: emër banke dhe IBAN).
  • individët duhet të dorëzojnë dhe një numër kontakti personal.

Dokumentet e mësipërme, të përkthyera dhe noterizuara, duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpëmjet shërbimit postar (apo në kutinë postare pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve).

Për çdo pyetje apo paqartësi ju lutem kontaktoni në numrin 0800 0002 (nga e Hëna në të Premte, orari: 08.30-17.00).

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve fton të gjithë individët e interesuar që, për të siguruar një rimbursim të shpejtë dhe për të evituar vonesat në këtë proces, të dorëzojnë sa më parë dokumentat e sakta, sipas kërkesave si më sipër cituar.

Burimi https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1410/njoftim-per-rimbursimin-e-gjobave-te-vendosura-shtetasve-shqiptare-jashte-republikes-se-shqiperise-si-pasoje-e-situates-se-shkaktuar-nga-covid-19

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest