Si të kaloni kufirin. Greqi Shqipëri. Kush lejohet të kaloj Çfar lejesh duhen dhe si nxirren lejet

Konsullata Shqiptare në Selanik ka publikuar një informacion të detajuar se si mund të kalohet kufiri, çfar lejesh duhet, dhe çfar proçedure duhet të ndjekin personat që do kalojnë.

Gjithashtu dëshirojmë tju theksojmë se Top Lines nuk kryen asnjë levizje me autobus. Nuk lejohen të qarkullojnë autobusa. As linja ajrore mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk funksionon.

Deklarata e Plotë e Konsullatës Shqiptare në Selanik

Lexoni me kujdes udhëzimet

Duke marrë në konsideratë situatën e rënduar të pandemisë COVID-19 dhe masat e marra për ndalim qarkullimin sqarojmë se:

1. Shtetasit shqiptarë, të cilët janë në limitet e afateve ose u ka kaluar afati 90 ditor i qëndrimit në Greqi apo janë bllokuar si turistë në zonën e Greqisë së Veriut, të respektojnë me rigorozitet rregullat e lëvizjes që ka vendosur Qeveria shqiptare si dhe ajo greke.

2. Ju bëjmë me dije se pikat kufitare midis dy vendeve tona janë të hapura për qytetarët që kanë arsye madhore për t’u kthyer në Shqipëri.

3. Lëvizja midis dy Pikave të kalimit kufitar lejohet vetëm për këmbësorët.

4. Lutemi merrni masat paraprake për sigurimin dhe marrjen e lejës/autorizimit për lëvizjen me automjete si në territorin grek ashtu edhe në atë shqiptar.

Për lëvizjen me automjete brenda territorit të RSH-së duhet:

a. Të telefononi tek numri 129 (pa pagesë) ku salla operative ju jep udhëzimet e duhura si duhet të veproni.

b. Të dërgoni e-mail në adresën : [email protected]

c. Të bëni vetëdeklarimin e lëvizjes të automjetit në adresën elektronike: https://www.asp.gov.al/covid-19-vetedeklaro-levizjen-me-au…/

Të njejtat masa paraprake duhet të parashikoni dhe kryeni në respektim të kufizimeve që ka vendosur edhe Qeveria greke.

Për lëvizjen në territorin grek duhet të siguroni lëvizjen si më poshtë:

a. Duke dërguar një sms tek numri 13033 dhe deklaruar të dhenat tuaja si dhe adresen se ku do të shkoni.
b. Nëse do të udhëtoni me makinë duhet të plotësoni formularin në adresën elektronike: forma.gov.gr
c. Në një makinë nuk mund të udhëtojnë me shumë se dy persona, ndryshe penalizoheni me gjobë 150 euro
d. Mënyra e tretë është me një vetëdeklarim duke shkruajtur emër, mbiemër dhe adresën e vendbanimit, qëllimin e udhëtimit, kohën e udhëtimit dhe vendmbërritjen.

-Të gjitha informacionet e mësipërme do t’i gjeni të detajuara në adresen elektornike forma.gov.gr.

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest