Sqarim për sa i përket garancive që duhen për qytaterët shqiptar që hyjnë në Greqi

Për arsye të mesazheve dhe telefonatave të shumta që marrim çdo ditë në lidhje me mënyrën e paraqitjes të garancive në pikat kufitare dëshirojmë tju sqarojmë se:

Të gjithë qytetarët Shqiptar që hyjnë në teritorin e Republikës Greke, vetëm me pasaportën e tyre (90ditorët), do duhet të jenë të pajisur me një “Garanci” nga një person i cili ndodhet në Greqi, dhe do siguroj qëndrimin , si dhe do marri persipër mbulimin ekonomik gjatë qëndrimit të pasagjerit në Greqi.

 

Reklame

Mbyllni biletë online pa qënë e nevojshme të kaloni nga zyrat ose të telefononi.Ζgjidhni vetë sediljen që doni të uleni, dhe përfitoni ulje 10% në çmimin e biletës, në rast se mbyllni biletën mbi 10 ditë përpara nga dita që dëshironi të udhëtoni. 

Greqi → Shqipëri Shqipëri → Greqi

 

Garancia është një deklaratë që bëhet në dy mënyra

  1. Me Ipefthini Dhilosi N.105 me shkrim, e cila firmoset nga personi në Greqi, dhe duhet të noterizohet firma në KEP. Kjo lloj garancie duhet ti niset në Shqipëri personit që udhëton, dhe ky i fundit duhet të paraqesë në pikat kufitare ORIGJINALEN me vulë të njomë. Pra nuk do i lejohet kalimi me fotokopje.  
  2. Me Me Ipefthini Dhilosi që bëhet në mënyrë elektronike në gov.gr (https://www.gov.gr/ipiresies/polites-kai-kathemerinoteta/psephiaka-eggrapha-gov-gr/ekdose-upeuthunes-deloses) Kjo deklaratë elektronike gjeneron një QRC i cili vlen si firme. Pra nuk duhet noterizuar në KEP. Por për të kaluar me këtë lloj dokumenti, udhëtari duhet ta paraqesi të PRINTUAR. Pra mund tja dërgoni udhëtarit me email, dhe ky i fundit ta printoj dhe tja paraqesi policisë kufitare. NUK lejohet kalimi në rast se i tregoni garancine (emailin) nga celulari/tableti etj.  

Duhet të keni parasysh se garanci duhet për çdo person që do udhëtoj, pavarsisht se mund të jetë pjestarë i të njëjtës familje dhe garancia bëhet nga i njëjti person.

Për të mësuar se duhet të shkruhet një garanci, klikoni këtu https://top-lines.al/garanci-per-ne-greqi/

 

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest

Recent Post