Top Channel: S’ka shtyrje afati Për ata që plotësojnë afatin e qëndrimit në Shengen sipas Ministrisë Greke

Para disa minutash Top Channel transmetoi lajmin se sipas palës greke nuk do të ketë asnjë shtyrje afati për personat që plotësojnë afatin e qëndrimit në zonën Shengen. Pra te gjithë personat që janë me 3mujor duhet të gjejnë një mënyrë të kthehen , sepse përndrysh rrezikojnë në penalizohen.

Më konkretisht Top Channel shkruan :

Ministria e Brendshme greke konfirmon për Top Channel se për personat që plotësojnë afatin e qëndrimit në zonën Shengen nuk do të ketë asnjë shtyrje afati.

“Kufijtë e Greqisë janë hapur, lëvizja është e lirë, ndaj kush ka mbushur ose mbush afatin, duhet të largohet”, deklarohet nga ana e ministrisë. U bëhet thirrje të gjithëve të largohen, pasi gjobat do të vendosen pa asnjë përjashtim.

Nga momenti që nuk kemi asnjë shtyrje nga Drejtoria Qendrore e Kufirit të BE-së, do të procedojmë sipas ligjeve dhe do të vendosim gjobat sipas ligjeve në fuqi. Nëse do të ketë ndonjë urdhëresë të posaçme më vonë, nuk e dimë”, u tha gjithashtu nga autoritetet.

Raportohet se sot, deri më tani, në Kakavijë kanë kaluar 2 vetë nga Greqi në Shqipëri, të cilëve u kishte kaluar data e qëndrimit të shtetin fqinj, duke mrrë gjobën e parashikuar në rastin konkret

 

Burimi http://top-channel.tv/2020/03/15/ministria-greke-per-ata-qe-plotesojne-afatin-e-qendrimit-ne-shengen-ska-shtyrje-afati/

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest