Autobus Greqi Shqipëri Çdo ditë në orën 8.00 dhe 19.00 Si do udhëtohet Kush mund të udhëtoj

Autobus Greqi Shqipëri. Udhëtoni nga Athina, Pireu, Korinthi, Patra, Egjio, për në për në Tiranë, Durrës, Lushnje, Fier, Patos, Berat, Kuçovë, Ura Vajgurore, Elbansan,  Gjirokastës Tepelenë.   

Çdo ditë do ketë dy linja.

  • Autobusi i mëngjesit në orën 8.00
  • Autobusi i darkës në orën 19.00

Për të rezervuar vënd komunikoni me numrat e telefonit

  • Zyra Athinë 2105203350-2105203351
  • Zyra Pire 2104636742
  • Zyra Korinth 2741021023
  • Zyra Patra  6907115555 6945994999
  • Për agjensitë në Shqipëri klikoni këtu https://bit.ly/2ACJMJj

Mënyra e udhëtimit

Sipas vendimit të qeverisë Greke, (Αριθμ. Δ1α/Γ.Π.οικ. 41015 30-6-2020 i publikuar në Fletoren zyrtare me 30-6-2020 Numri i publikimit 2660) Greqia do vazhdoj të ketë të mbyllur kufirin me Shqipërinë deri më datë 15 Korrik 2020. Sipas këtij vendimi lidhjet e transportit të udhëtarëve qoftë me autobus, qoftë me anije janë të ndaluara, dhe si pasoj nuk lejohet kalimi i drejtpërdrejtë i asgjë autobusi nga pikat kufitare Greke (si në hyrje ashtu dhe në dalje). Qytetarët lejohen të kalojnë vetëm me këmbë.

Për këtë arsye jemi të detyruar të ndërrojmë mënyrën e udhëtimit. Deri më datë 15/7  dhe deri në hapjen e plotë të kufijve, nga Athina në pikën kufitare të Kakavisë do udhëtoni me një autobus, dhe nga Kakavia në destinacionin tuaj në Shqipëri me tjetër autobus. Pra udhëtimi do bëhet me dy autobus ku në pikën e kufitare të Kakavisë do bëhet ndërrimi i autobusëve. Kërkojmë ndjesë për këto ndryshime por kjo është dhe e vetmja mënyrë për të udhëtuar nga Shqipëria në Greqi, dhe nga Greqia në Shqipëri këtë moment.

Ngaqë kalimi nga dogana Greke në atë Shqiptare dhe anasjelltas bëhet me këmbë, jeni të lutur të merrni vetëm një bagazh me vete (një valixhe). Në Kakavi kemi bashkpuntorë të Top Lines që do ju shoqërojnë dhe orjentonjë.

Sygjerojmë të udhëtojnë vetëm personat që është e nevojshme të udhëtojnë.

Numri i pasagjerëve që lejohen të udhëtojnë

Sipas vendimit të qeverisë Greke, (Αριθμ. Δ1α/ΓΠ.οικ. 40381 27-6-2020 i publikuar në Fletoren zyrtare me 27-6-2020 Numri i publikimit 2601) kapaciteti i lejueshëm i pasagjerëve që lejohen të udhëtojnë në një autobus është 65% i numrit të vëndeve që disponon një autobus.  Autobusët që do udhëtoni janë 50 vëndësh, pra lejohet në autobus të ketë deri në 35 pasagjerë. Duke u bazuar në këtë vendim  dëshirojmë tju bëjmë të ditur se NË SEDILJE EKZISTON MUNDËSIA MOS TË JENI VETËM, POR ME PERSON TJETËR
Për këtë arsye
1. Personat që janë familjarë do ulen bashkë
2. Fëmijët me prindërit do ulen bashkë
3. Personat që udhëtojnë me miqt e tyre (shokë, kushurinj etj) do ulen bashkë

Pasagjetërt gjatë gjithë udhëtimit janë të detyruar të kenë veshur maskë.

Duke filluar nga data 16/6 asnjë qytetarë NUK DO JETË i detyruar të jetë në vetizolim (karantinë) qoftë në Greqi, qoftë në Shqipëri

Kush mund të udhëtoj

Në Shqipëri mund të hyjnë të gjithë qytetarët pa përjashtim. (Qoftë qytetarë Shqiptar, qytetar Grek, qytetarë europian, si dhe qytetarët që ju ka mbaruar pasaporta dhe dë shkojnë ta rinovojnë atë)

Greqia bëri të ditur se nga data 1 Korrik deri më datën 15 Korrik,  kufiri me Shqipërinë do vazhdoj të jetë i mbyllur për turistët Shqiptar si dhe personat që dëshirojnë të udhëtojnë me 90 ditorëshin,  duke u bazuar në listën e Bashkimit Europian, ku qytetarëve Shqiptarë nuk ju dha mundësia të udhëtonin në zonën Shengen. Për të mësuar kategorinë e pasagjerëve që mund të hyjnë në Greqi, si dhe atyre që i është e ndaluar të hyjnë ju lutem klikoni tek lidhja e mëposhtëme

https://www.top-lines.gr/sq/kush-lejohet-te-kaloj-ne-greqi-nga-data-1-korrik/

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest