KAKAVIJË Mbyllet totalisht kufiri !Askush s’do kalojë nga Greqia në Shqipëri, përveç atyre që kanë leje

Që nga sot në mëngjes, pala greke në Kakavijë ka njoftuar se ka mbyllur kufirin me vendin tonë. Pra nuk lejohet kalimin nga Greqia në Shqipëri.

Sipas policisë greke, askush nuk do të kalojë në Kakavijë, nëse nuk ka një leje nga ambasada ose konsullatat tona në Greqi, teksa në të njëjtën kohë, ambasada jonë në Athinë u komunikon të gjithë shqiptarëve që duan të kthehen se askush nuk duhet të niset drejt Shqipërisë.

Ambasada mohon se jep autorizime ose leje për të kaluar në Shqipëri.

Nga ana tjetër lejohet hyrja në Greqi e qytetarëve grek, si dhe Shqiptarëve me leje qëndrimi në Greqi.

Për lëvizjen në territorin grek duhet të siguroni lëvizjen si më poshtë:

a. Duke dërguar një sms tek numri 13033 dhe deklaruar të dhenat tuaja si dhe adresen se ku do të shkoni.
b. Nëse do të udhëtoni me makinë duhet të plotësoni formularin në adresën elektronike: forma.gov.gr
c. Në një makinë nuk mund të udhëtojnë me shumë se dy persona, ndryshe penalizoheni me gjobë 150 euro
d. Mënyra e tretë është me një vetëdeklarim duke shkruajtur emër, mbiemër dhe adresën e vendbanimit, qëllimin e udhëtimit, kohën e udhëtimit dhe vendmbërritjen.

-Të gjitha informacionet e mësipërme do t’i gjeni të detajuara në adresen elektornike forma.gov.gr.

Gjithashtu numrat e telefonit të Ambasadës Shqiptare në Athinë, si dhe të konsullatatave të Selanikut dhe Janines mund ti gjeni duke klikuar më poshtë

https://www.top-lines.gr/sq/informacion-i-rendesishem-per-shqiptaret-e-mbetur-jashte-shqiperies-numrat-e-kontaktit-per-ndihme-ne-greqi/

 

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest