Të nderuar pasagjer dhe miq të Top Lines. Siç edhe jeni informuar duke filluar nga data 15 Qershor Top Lines do nisi udhëtimet e saj të rregullta nga Greqia në Shqipëri si dhe nga Shqpëria në Greqi. Autobusët do nisen direkt pa ndërrime në Kakavi etj.
Lexoni këtu për oraret e nisjes, çmimet e biletave, masat e marra për ruajtjen e shëndetit publik etj https://www.top-lines.gr/sq/autobus-direkt-nga-athina-ne-shqiperi-cdo-dite-4-orare/
Me këtë rast dhe duke marrë shkas nga pyetjet e shumta që na vijn se kush mund të udhëtoj për në Greqi dhe për në Shqipëri dëshirojmë tju informojmë se qytetarët qe mund të kalojnë kufirin mbas datës 15/6 janë si më poshtë
Në Shqipëri mund të hyjnë
- Të gjithë qytetarët me pasaportë Shqiptare
- Të gjithë qytetarët me leje qëndrimi në Greqi
- Të gjithë qytetarët me nënshtetësi greke (ose me pasaportë ose me karte identitetit)
- Gjithashtu mund të udhëtojnë drejt Shqipërisë të gjithë qytetarët që ju ka skaduar pasaporta sepse sipas vendimit të qeverisë shqiptare afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon brenda vitit 2020, zgjatet deri në datën 31 dhjetor 2020
- Qytetar me pasaportë europiane, ose me shtete që lejohet levizja e lirë me Shqipërinë, ose janë pajisur me vizë shqiptare.
Kush hyn në territorin e Republikës Shqiptare nuk është e nevojshme të kaloj vetizolim (karantinë)
Në Greqi mund të hyjnë
- Të gjithë qytetarët Shqiptarë me 90 ditore
- Punëtorët Sezonal me leje të posaçme
- Të gjithë qytetarët me leje qëndrimi në Greqi
- Të gjithë qytetarët me vërtetim blu
- Të gjithë qytetarët me nënshtetësi greke apo europiane (ose me pasaportë ose me karte identitetit)
Kush hyn në territorin e Republikës Greke mbas datës 15/6 nuk është e nevojshme të kaloj vetizolim (karantinë)