Greqia ka shpallur një numër masash të për të gjithë qytetarët që lejohen të kalojnë nga Shqipëria në Greqi. Siç u deklarua nga zv. Ministi i Emergjencave Civile Greke duke filluar nga data 16 Gusht masat që janë në fuqi për hyrjen në Greqi nga Shqipëria janë si më poshtë :
- Personat që hyjnë nga Shqipëria nga kufinjt tokësorë (pikat kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës) apo ajror (Aeroporti Eleftherios Venizelos) duhet të kenë me vete test negativ me metodën PCR (KUJDES metodën sepse ekziston dhe metoda teste serologjike-Lexoni në fund të textit ndryshimet*) Testi nuk është i detyrueshëm të bëhet për fëmijët nën 10 vjeç. Testi duhet të jetë bërë 72 orë përpara hyrjes në Greqi, dhe të jetë nga qëndra shëndetësore të çertifikuara. Përgjigja duhet të jetë në anglisht
- Çdo person që hyn në Greqi nga Shqipëria duhet të kaloj vetizolim 7 ditorë në shtëpi
- Nga data 16/8 në Kakavi do lejohen deri ne 750 veta në ditë
- Nga data 5/6 kufinjt tokësorë (përfshirë dhe pikat kufitare të Kakavisë dhe Kapshticës) punojnë 7.00 me 23.00
- Deri më datë 31/8 çdo person që dëshiron të hyj në Greqi duhet të jetë i pajisur me PLF formularin e hyrjes në Greqi që plotësohet 24-72 orë përpara nisjes (Lexoni këtu më shumë https://www.top-lines.gr/sq/plf-protokolli-i-arritjes-ne-greqi-kush-duhet-ta-plotesoj-si-ta-plotesoni-cfar-duhet-te-beni-kujdes/)
Gjithësesi deri më 15/8 personat që lejohen të hyjnë nga Shqipëria në Greqi, nga çdo lloj pike kalimi, si dhe me çdo lloj mjeti transporti (pëveç autobusëve dhe anijeve) janë qytetarët grek, si dhe shqiptarët me leje qëndrimi në Greqi. (Lexoni këtu më shumë https://www.top-lines.gr/sq/kush-lejohet-te-kaloj-ne-greqi-nga-data-1-gusht-deri-ne-15-gusht/)
Personat që duan të hyjnë në Greqi si turistë, apo si vizitorë me 90 ditorin NUK lejohen të kalojnë pavarsisht nëse kanë në dorë një test negativ apo kanë plotësuar PLF.
Mbas datës 15/8 pritet të dalin vendimet e reja se cilët qytetarë do lejohen të kalojnë, por sipas të gjithë informacioneve dhe duke parë dhe masat e rrepta që janë marrë për hyrjen në Greqi nga Shqipëria, nuk besojmë se kjo situatë do ndërrojë.
*Testet serologjike janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur coronavirusin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut. Ndërkaq, testi PCR përcakton nëse virusi është aktiv, duke analizuar strishot nga hunda dhe fyti.