Si do kryen udhëtimet dhe kush lejohet të kaloj në Greqi dhe Shqipëri deri në 15 Qershor

Të nderuar pasagjer. Dëshirojmë tju informojmë se sipas lajmërimit të Policë së  Shtetit Shqiptar, dhe autoriteteve Greke do ketë disa kufizime ne udhëtimin e pasagjerëve deri më datë 15 Qershor.

Për shkak se Greqia ka akoma të ndaluar transportin ndërkombëtar toksor , MËNYRA E VETME PËR TË UDHËTUAR ME AUTOBUS NGA GREQIA NË SHQIPËRI DHE NGA SHQIPËRIA NË GREQI është me  kombinim autobusësh.  Deri në pikën kufitare të Kakavisë udhëtimi do bëhet me autobus të tjetër dhe në Kakavi do ju presin autobusa te tjera të Top Lines, të cilat do ju çojnë në destinacionet tuaja në Shqipëri. Gjithashtu e njëjta gjë dhe nga Shqipëria në Greqi, ku autobusat e Top Lines do ju çojnë deri në Kakavi, dhe aty ju presin autobuat e tjerë që ju çojnë në destinacionet tuaja në Greqi. Autobusët e firmës tjetër janë të kontraktuara nga ne dhe marrin vetëm pasagjerët që transportohen me Top Lines.

Siç e theksojmë dhe më lart është tani për tani e vetmja mënyrë udhëtimi. Kjo situatë do vazhdoj deri në hapjen e plotë e kufirit të Greqisë që pritet të ndodh në 15 Qershor, nga ku do filloj linja taktike pa ndërrim autobusi. Për këtë arsye  këshillojmë që të udhëtojnë vetëm personat që janë në nevojë urgjente. Mbani sa më pak bagazhe.

Gjatë gjithë udhëtimit pasagjerët duhet të kenë veshur maskë.

Lejohen të kalojnë nga Shqipëria në Greqi 

  • Qytetarë që jetojnë në Greqi dhe kanë në dispozicion leje qëndrimi në Greqi
  • Qytetarët që janë të pajisur me pasaportë ose kartë identiteti greke si dhe bashkëshortët e tyre si dhe fëmijët nën 18 vjeç.
  • Qytetarët që janë të pajisur me pasaportë ose kartë identiteti  të shteti të Bashkimit Europian si dhe bashkëshortët e tyre si dhe fëmijët nën 18 vjeç.
  • Qytetarë shqiptarë që kanë marrë leje të posaçme nga shteti grek për punë sezonale

NUK LEJOHEN qytetarët Shqipëtar me pasaportë (90 ditëshi)

Nga Greqia në Shqipëri

Duke filluar nga data 1 Qershor Shqipëria ka hapur totalisht kufirin tokësor me Greqinë. Pra kanë të drejtë të udhëtojnë të gjithë personat qoftë me pasaportë shqiptare, ose me taftotia greke etj. 

Për sa i përket karantinës lexoni këtu rregullat e reja të karantinës në Greqi dhe Shqipëri https://www.top-lines.gr/sq/data-e-reja-te-vetizolimit-karantines-ne-greqi-dhe-shqiperi/

Zyra jonë në Athinë do jetë e hapur çdo ditë nga ora 7.00 deri në orën 20.00. Zyra në Pire do jetë e hapur nga ora 6.00 deri në orën 20.00

Për të rezervuar vënd komunikoni me numrat e telefonit

  • Zyra Athinë 2105203350-2105203351
  • Zyra Pire 2104636742
  • Zyra Korinth 2741021023

Agjensitë në Shqipëri https://top-lines.al/agjensite-tona-top-lines/

 

Tags :

Share this :

Facebook
Twitter
LinkedIn
Pinterest

Recent Post